Zbulohen 5 raste te vjedhjes në Korçë, arrestohet autori i tyre

11 Janar 2026 | 12:35

Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e 5 raste të vjedhjes së banesave në qytet, ku si rezultat është vënë në pranga shtetasi me iniciale E. B., 38 vjeç, si autori i dyshuar.

Sipas burimeve policore, 38-vjeçari ishte i dënuar më parë për vjedhje.

Nisur nga hetimet, dyshohet se 38-vjeçari është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M. (rezident në Greqi), ngjarje e cila ka ndodhur më datë 10.01.2026, në lagjen nr. 3, Korçë, ku janë vjedhur sende të ndryshme.

Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme rezulton se ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera në qytetin e Korçës, konkretisht të ndodhura në datat 28.09.2024; 20.03.2025; 06.01.2026 dhe 01.01.2026, ku ka marrë bizhuteri, lekë, orendi e sende të tjera me vlerë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të lartpërmendura, ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë implikuar dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhentë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës

Edhe këtë të mërkurë vijon protesta e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mërkurë...
20:19 | 17/06/2026

‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pamje të veçanta janë parë këtë mërkurë gjatë marshimit të qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Protestës i janë bashkuar edhe flamingot të cilat janë...
20:06 | 17/06/2026