Ushtria izraelite: Po monitorojmë zhvillimet në Iran! Gati të përgjigjemi me forcë
Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF thanë të dielën se po monitorojnë zhvillimet në Iran, ndërsa vendi hyn në javën e tretë të protestave antiqeveritare.
“Protestat janë një çështje e brendshme iraniane. Megjithatë, IDF është e përgatitur në mbrojtje dhe po përmirëson vazhdimisht aftësitë dhe gatishmërinë e saj operacionale”, tha një zëdhënës i IDF në një deklaratë.
Më tej ushtria theksoi se janë duke u përgatitur për t’u përgjigjur me fuqi nëse është e nevojshme. Sipas njoftimit, IDF theksoi se do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur qytetarët e Shtetit të Izraelit.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një konsultim për sigurinë lidhur me zhvillimet në Iran dhe Liban.
Netanyahu të dielën në hapje të mbledhjes së kabinetit tha se Izraeli mbështet luftën për liri të protestuesve iranianë dhe dënon fuqimisht masakrën masive të civilëve të pafajshëm.
“Ne të gjithë shpresojmë që kombi persian së shpejti të çlirohet nga barra e tiranisë”, shtoi Netanyahu.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta