VIDEO/ I morën 40 mijë € një 55-vjeçari te rrethrrotullimi i Rinasit, në pranga 4 persona
Katër persona kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se përmes mashtrimit i kanë marrë një shtetasi shumën prej 40 mijë eurosh te rrethrrotullimi i Rinasit.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se, pas denoncimit të një 55-vjeçari, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi, si dhe shpallja në kërkim e shtetasve E.B. dhe L.M.
Toromeni, Gjini, Lecini dhe L.M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë shumën prej 40.000 eurosh 55-vjeçarit, përmes mashtrimit, duke iu prezantuar si të njohur të tij.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e Artur Lecinit, ku u gjet edhe Elton Rrushi, u zbulua një ambient i përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra bimë cannabis, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi kokaine dhe cannabisi, katër celularë dhe një automjet tip “Audi Q5”.
Njoftimi i Policisë
“Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë të Kavajës dhe Divjakës, pas administrimit të kallëzimit të një 55-vjeçari, i cili pretendonte se ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Skema”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë
I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë
A. L., 39 vjeç, banues në Kavajë
E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
E. B., 34 vjeç
L. M., 35 vjeç
Shtetasit K. T., I. Gj., A. L., E. B. dhe L. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përmes mashtrimit dhe duke u prezantuar si të njohur të viktimës, i kanë marrë shumën prej 40.000 eurosh 55-vjeçarit.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., ku u gjet edhe shtetasi E. Rr., u zbulua një ambient i përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike.
Sekuestrohen dhjetëra bimë cannabis, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi kokaine dhe cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5”, me të cilin 5 shtetasit janë larguar pasi morën shumën e eurove.
Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 10:54 Ministri i Jashtëm i Iranit konfirmon se Izraeli planifikoi të vriste negociatorët e Teheranit gjatë bisedimeve për paqe
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar