Plazhi i Velipojës ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, nuk mungojnë edhe pushuesit nga Kosova

5 Qershor 2021 | 12:18

Me dhjetëra pushues, nga qyteti i Shkodrës, por edhe nga rrethet e tjera, si dhe Kosova kanë mbërritur në bregdetin e Velipojës, i cili prej vitesh mban rekordin e plazhit më të pastër, sipas monitorimeve të kryera nga Ministria e Mjedisit.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se po sot ka nisur zyrtarisht edhe sezoni turistik në këtë plazh, ku nuk kanë munguar as aktivitetet ujore për fëmijët.

Gazetari u ndal edhe tek ndërtimet pa leje në këtë vijë bregdetare, ku tha se deri më tani janë identifikuar rreth 17 objekte pa leje.

Sipas tij, një pjesë e tyre janë çmontuar nga vetë abuzuesit, ndërkohë pritet që nga e hëna të nisë edhe aksioni i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Sezoni turistik, mungojnë rojet e plazhit, të rinjtë certifikohen për të punuar jashtë vendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026