Bie zjarr në një pallat në Gjirokastër, shpëtohet e moshuara
Mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës një banesë në lagje “18 Shtatori” është përfshirë nga flakët.
Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka përfshirë një banesë, në katin e parë të një pallati. Ndërsa kanë mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar rreth 80-vjeçe, e cila është asfiksuar nga tymi. Ajo është transportuar në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria e MZSh Gjirokastër informon se, në orën 17:49, u njoftuam nga Policia e Shtetit për rënien e një zjarri në lagjen “18 Shtatori”, në një pallat, kat i parë.
Menjëherë u nis automjeti zjarrfikës me efektivët përkatës. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se në banesë ndodhej një e moshuar, shtetasja Cevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë.
Operacioni vijoi me vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe rrezikimin e banesave të tjera. Si pasojë e zjarrit, në banesë pati dëme materiale.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje