Zbardhet vendimi i plotë i GJK për kthimin në detyrë të Veliajt si kryebashkiak, zbulohet arsyetimi i gjyqtarëve
12 Janar 2026 |
19:41
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të martë vendimin e plotë për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u kthye në detyrë në 31 Tetor.
Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025, vlerëson se shkarkimi nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor.
Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson disa pika kryesore:
- Juridiksioni kushtetues aktivizohet pavarësisht shkaqeve formale – “Nëse shkarkimi prek mandatin e një organi të zgjedhur vendor, atëherë kontrolli kushtetues sipas nenit 115 të Kushtetutës aktivizohet, pavarësisht se shkaku është referuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore.”
- Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka fuqi autonome – Shkaqet e parashikuara, përfshirë mungesën tremujore, interpretohen si konkretizim i nocionit kushtetues “shkelje e rëndë”, dhe jo si arsye të veçanta për ndërprerjen e mandatit.
- Mungesa për arsye objektive nuk barazohet me shkelje të rëndë – Gjykata sqaron se paraburgimi, si masë sigurimi, nuk mund të ketë automatikisht pasoja administrative ose politike.
- Cenimi i procesit të rregullt ligjor – “Kërkuesit nuk iu garantua realisht e drejta për t’u njoftuar, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, si dhe një shqyrtim proporcional dhe individual të rrethanave,” thekson vendimi.
- Dekreti i Presidentit për zgjedhjet nuk mund të ndikojë ndërkohë – Gjykata thekson se Presidenti nuk mund të caktojë datën e zgjedhjeve sa procesi kushtetues për shkarkimin është ende i hapur, pasi neni 115 parashikon pezullim ipso jure të efekteve të shkarkimit.
Vendimi riafirmon mbrojtjen kushtetuese të mandatit të të zgjedhurve vendorë, kufizon diskrecionin e pushtetit ekzekutiv dhe riafirmon rolin e Gjykatës Kushtetuese si garant i autonomisë vendore dhe i demokracisë përfaqësuese.
Lajme të Sugjeruara
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës