Pekini paralajmëron Trumpin pas kërcënimit për tarifa: Kina do t’i mbrojë me vendosmëri interesat e saj
Kina njoftoi se do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa doganore prej 25% për çdo vend që tregton me Iranin.
“Ne gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.
Duke vazhduar, Mao Ning përsëriti se Kina është kundër operacioneve të mundshme ushtarake amerikane në Iran, i cili po tronditet nga protestat antiqeveritare, ndërsa Trump kërcënon të ndërhyjë… në favor të iranianëve që kanë dalë në rrugë kundër regjimit të mullahëve dhe Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
E pyetur për sigurinë e shtetasve kinezë në Iran dhe të turistëve kinezë që vizitojnë vendin, Mao tha se Pekini po “monitoron nga afër zhvillimin e situatës”. “Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e shtetasve kinezë”, tha ajo.
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet