Hapet për qarkullim rruga Potam–Filikur pas reshjeve të dendura
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Është hapur për qarkullim rruga Potam–Filikur pas bllokimit të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut. Si pasojë e erozionit, u regjistrua rrëshqitja e murit mbajtës të rrugës, si dhe e një mase të konsiderueshme dheu, çka solli bllokimin e qarkullimit nga gurë dhe materiale të tjera inerte.
Menjëherë pas konstatimit të situatës, mjetet dhe grupet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Himarë ndërhynë në terren për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e mjeteve.
Autoritetet bëjnë me dije se po vijon monitorimi i çdo segmenti rrugor, si në zonën bregdetare ashtu edhe në fshatrat malorë, me qëllim identifikimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet e javës së kaluar dhe ndërhyrjen e menjëhershme me riparimet përkatëse.
Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 09:48 India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin
- 09:39 Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
- 09:33 Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 09:27 Sulmet amerikane në Iran, vriten 14 persona dhe plagosen 78 të tjerë