Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Euronews Albania ka zbardhur agjendën e mbledhjes, e cila do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas do të flasë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.
Pas tyre, fjalën do ta kenë kryetarët e komisioneve, të cilët do të kenë nga 10 minuta secili për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.
Një fjalë do të ketë edhe sekretari i grupit, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit.
Në fund, për konkluzionet, do të flasin kryetari i grupit Taulant Balla dhe kryeministri Rama. Mbledhja pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
Kjo mbledhje vjen vetëm tre ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar më 19 janar.




“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më