VIDEO/ Sekuestrohen 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë

15 Janar 2026 | 08:52

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e forcave operacionale pasi është kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Policia e shtetit njofton se në sajë të operacionit “Cargo” u vu në pranga 52-vjeçari Afrim Meça, me banim në Krujë, i cili u kap në flagrancë në fshatin Luz të Fushë-Krujës, duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60,000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një celular, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026