Hakerimi i e-maileve të SPAK, dërgohet për gjykim ish-kreu i Burgjeve dhe 2 të tjerë

15 Janar 2026 | 12:35

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin në ngarkim të ish-kreut të Drejtorisë së Burgjeve, Agim Ismaili dhe disa personave të tjerë lidhur me tentativën për thyerjen e e-maileve të SPAK.

“Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Zambak Gjoni i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Agim Ismaili i hetuar në gjendje të lirë dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë.

Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.

Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria me më pak fëmijë, investimet në arsim mbeten nën mesataren e BE-së

Në Shqipëri, numri I fëmijëve po bie, aq sap o bien dhe investimet në arsim dhe mbrojtjen sociale krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
13:51 | 19/06/2026

Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor

Një 27-vjeçar, i arrestuar pas grabitjes së një taksisti në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, dyshohet se është autor edhe i pesë vjedhjeve të tjera me dhunë...
12:14 | 19/06/2026

Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu zbardh agjendën e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar që do të mbahet nesër në orën...
12:04 | 19/06/2026