Orari/ Ujësjellësi i Vlorës: Të premten ndërprerje të furnizimit në disa pjesë të qytetit
Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si pasojë e një defekti disa ditë më parë, të premten rikthehet në disa pjesë të këtij qyteti ndërprerja e furnizimit me ujë. Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, të premten nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4 sepse do të kryhen punime në rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit.
“Për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë. Për rrjedhojë, pjesa e qytetit që furnizohet nga ky stacion nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht. Zonat e tjera të qytetit do të vazhdojnë furnizimin pa ndërprerje. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë.
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin