Lirohen tre të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços, shpërthen në lot babai

15 Janar 2026 | 14:24

Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit e Tiranës liroi tre të dyshuar për vrasjen e të riut Martin Çeco në vitin 2020 në Korçë. Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i babait të viktimës, Nevzat Çeco, i cili, duke folur për mediat, u shpreh me lot në sy se do ti djegë me benzinë autorët.

“Djali më iku pa faj fare. Nuk kam çfarë të them. Arrest shtëpie është lirim. Jeta ime nuk më dhimbset fare, nuk i lë, sepse djali më iku pa faj fare. Ata janë vrasësit dhe tani i lirojnë. Gjykata i liroi, unë do shkoj t’i djeg me benzinë. Do t’i vras ata dhe veten, t’i them djalit: e mora hakun tënd. Gjykata i liroi dhe tallet me ne”, deklaroi babai i të ndjerit.

Kujtojmë se këtë të enjte, Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe çobanin Bleti Angjon ga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Në argumentimin e gjykatës thuhet se është konstatuar skadimi i afatit të paraburgimit të caktuar më 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Hetimet për vrasjen vijojnë për të tre personat. Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26-vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq, në qershor të vitit 2022.

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të qëndrojë në burg lidhur me ngjarjen. Ajo u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Martin Çeço

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026