Balluku: Vijojmë punën me partnerët e OKB drejt një Shqipërie më të fortë dhe më afër BE-së

15 Janar 2026 | 18:59

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku këtë të enjte ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv. Balluku thekson se ky takim vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Ministrja përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja teksa thekson se mbeten të angazhuar për fuqizimin e kapitalit njerëzor, nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Ajo shton se vijon puna me partnerët e OKB drejt një Shqipërie më të fortë dhe më afër BE-së.

“Sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.

Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027–2031, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.

Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e #OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian”, shkruan Balluku në “Facebook”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026