Përballimi i çmimit, deri në 15 vite punë për të blerë një shtëpi në Tiranë
Tirana është shndërruar në një nga qytetet me çmimet më të papërballueshme të banesave. Sipas vlerësimeve më të fundit, një familjeje në kryeqytet i duhen rreth 15 vite pune për të blerë një apartament.
Një familje mesatare në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, ka nevojë mesatarisht për 15.1 vite të ardhura vjetore në vitin 2026 për të blerë një apartament mesatar.
Të dhënat e Numbeo tregojnë një diferencë të qartë midis vendit tonë dhe shteteve të tjera europiane dhe rajonale. Në disa vende, raporti kombëtar është më i ulët se ai i kryeqyteteve, pasi çmimet në qytete të mëdha si Lisbona apo Spliti janë ndjeshëm më të larta se mesatarja kombëtare. Shqipëria vazhdon të ketë një nga raportet më të larta në Europë, veçanërisht në Tiranë, duke e bërë përballueshmërinë e banesave shumë të ulët krahasuar me vendet e BE-së perëndimore.
Së bashku me Serbinë, vendi ynë renditet në krye të listës për vështirësinë e blerjes së një banese, me një raport mbi 14–15 vite, ndërsa vendet e BE-së perëndimore, si Danimarka apo Gjermania, kanë vlera nën 9 vite.
Në Europën Perëndimore, edhe pse çmimet absolute të banesave mund të jenë të larta, fuqia blerëse e qytetarëve e bën strehimin më të përballueshëm. Për shembull, në Gjermani një familje mesatare shpenzon rreth 20–30% të të ardhurave për strehim, krahasuar me mbi 40% në Shqipëri. Me negociatat për anëtarësim në BE, Shqipëria ka mundësinë të adoptojë modele europiane të strehimit, duke e kthyer atë në një të drejtë reale për qytetarët e saj.
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 14:17 Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës