Rama mbledh grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave, çfarë pritet të diskutohet

16 Janar 2026 | 10:02

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Pallatin e Brigadave, grupin parlamentar socialist.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet lidhur me objektivat e legjislaturës së re dhe ecurinë e punës së komisioneve parlamentare të përhershme dhe të përkohshme, ku pritet të raportojnë 13 kryetarë dhe nënkryetarë të tyre.

Rama do të jetë i pari që do të hapë mbledhjen, ndjekur nga fjala e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi dhe më tej do të flasë edhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Kjo mbledhje e grupit të PS vjen 3 ditë para nisjes së legjislaturës së re në Kuvend, të hënë në orën 17:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte u zhvillua protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026