Kryeministri hungarez: Kievi nuk do të marrë kurrë dëmshpërblime nga Moska 

16 Janar 2026 | 14:35

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se bastet e udhëheqësve të BE-së për fitoren e Ukrainës ndaj Rusisë nuk do të japin rezultate. Orban vazhdon më tej se për këtë arsye Kievi nuk do të marrë kurrë dëmshpërblime nga Moska për të shlyer paratë e marra hua nga evropianët,

Ai kujtoi se që nga viti 2022 vendet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës më shumë se 193 miliardë euro. Ai shtoi se BE-ja tani planifikon t’i japë Kievit një “kredi ushtarake” pa interes prej 90 miliardë dollarësh në vitet 2026-2027 dhe të ndajë 800 miliardë dollarë të tjerë gjatë dhjetë viteve për rindërtim, përveç ndihmës ushtarake. Sipas Orban, Brukseli shpreson që këto para të shlyhen përmes dëmshpërblimeve nga Moska dhe sekuestrimit të aseteve të ngrira ruse.

Kjo, tha ai, është arsyeja pse udhëheqësit e BE-së po e shtyjnë Ukrainën të vazhdojë operacionet ushtarake.

“Argumenti i tyre është shumë i thjeshtë: ushtria ukrainase do të fitojë, rusët do të paguajnë dëmshpërblime dhe do t’i marrin paratë e tyre mbrapsht. Por unë nuk kam takuar kurrë asnjë ekspert serioz që do të thoshte se rusët mund të mposhten në fushën e betejës në një masë të tillë sa do të detyrohen të paguajnë për këtë. Të gjitha këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përralla”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026