Rama: Së shpejti një agjenci ku planifikimi, zhvillimi dhe strehimi do të jenë bashkë

17 Janar 2026 | 12:44

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit në Golem foli lidhur me strehimin e familjeve që kanë nevojë. Ai u shpreh se së shpejti do të krijojnë kemi një agjenci për planifikimin, zhvillimin dhe strehimin.

“Ne po bëjmë një reformë dhe do të kemi së shpejti një agjenci ku planifikimi, zhvillimi dhe strehimi do te jenë bashkë. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor dhe në lidershipin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ky proces do të jetë i hapur të gjithë. Duhet një qasje vullnet plote e juaja. Duhet iniciative, duhet parë çdo pjese e territorit me një qasje sipërmarrëse. Çfarë mund te nxjerr unë nga kjo pjesë e territorit për të ardhurat e Bashkisë për të bërë më shumë punë publike.

Nuk mundet të rrini e të prisni nga buxheti i shteti dhe nga tarifat dhe qeratë. Sidomos disa bashki që i kanë të gjitha potencialet, por edhe bashkitë  e vogla mund dhe duhet ta bëjnë. Është e papranueshme, cili dihet te jetë objektivi jonë, por në momentin kur Paketa e Maleve u shpall ditën e parë kishte 700 e kusur interesime nga shqiptare jashtë atdheut.

Është një instrument për të tërhequr kursimet e shqiptarëve jashtë atdheut. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë në të gjitha bashkitë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026