Trump kërkon që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qëndruar në Bordin e Paqes

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
18 Janar 2026 | 08:23

Administrata e Trump dëshiron që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qëndruar në Bordin e Paqes, raportoi të shtunën Bloomberg News, duke cituar një draft-statuti.

Sipas raportit, Presidenti amerikan Donald Trump do të shërbente si kryetari i parë i këtij bordi dhe çdo shtet anëtar do të ketë një mandat jo më të gjatë se tre vjet nga hyrja në fuqi e statutit, me mundësi rinovimi nga kryetari.

Shtëpia e Bardhë e quajti raportin “keqinformues” dhe tha se nuk ka tarifë minimale anëtarësimi për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes”.

“Kjo thjesht ofron anëtarësim të përhershëm për vendet partnere që demonstrojnë përkushtim të thellë ndaj paqes, sigurisë dhe prosperitetit,” tha Shtëpia e Bardhë në platformën X.

Departamenti Amerikan i Shtetit, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Reuters, iu referua postimeve të mëparshme në rrjetet sociale nga Trump dhe i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff lidhur me bordin, ku nuk përmendej asnjë shifër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026