Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së

19 Janar 2026 | 09:06

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare për rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një hap kyç në një proces që ka zgjatur disa vite dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare.

Në këtë rast përfshihen katër ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së mes tyre ish-presidenti Hashim Thaçi ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999.

Procesi i Speciales është themeluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ka për qëllim të hetojë dhe të gjykojë krimet e dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë duke u përqendruar në figurat më të larta udhëheqëse të UÇK-së. Ky gjyq ka shkaktuar reagime të ndryshme në Kosovë disa e shohin si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë ndërkombëtare ndërsa të tjerë e kritikojnë duke e konsideruar si një sfidë ndaj imazhit të luftës për pavarësi. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat po ndjekin me kujdes zhvillimet në Hagë dhe pritet që kjo fazë të ketë një ndikim të madh në diskutimet politike dhe juridike që lidhen me të kaluarën e konfliktit dhe marrëdhëniet rajonale.

Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në Hagë nga nëntori i 2020-tës, duke mos iu ofruar asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026