Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Nxitimi i shumicës për të votuar çdo ligj të qeverisë ‘shkel e shko’ ka kosto për buxhetin

19 Janar 2026 | 13:07

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve respektimin e rregullores së Kuvendit dhe hapjen e debatit për çdo ligj apo akt normativ që paraqitet për miratim në parlament.

Tabaku u ndal te procesi i integrimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se ai është deformuar dhe nuk mund të trajtohet si një proces i njëanshëm, ku opozitës i kërkohet vetëm të votojë ligje të gatshme.

“Këto nuk janë fjalë politike, janë të drejta kushtetuese të opozitës. Është viti i katërt radhazi që përfshihen në kalendar dhe nuk zbatohen”, deklaroi Tabaku, duke e cilësuar të patolerueshëm kufizimin e hapësirës së opozitës dhe paralizimin e mbikëqyrjes parlamentare.

Deputetja demokrate kritikoi edhe raportin e Kuvendit me drejtësinë, duke e quajtur mbylljen e sesionit të kaluar një shembull të keq institucional. Ajo akuzoi mazhorancën se është kthyer në mburojë politike për të penguar zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe ato të Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, mbyllja e sesionit pa u diskutuar mandati i zëvendëskryeministrit tregon qartë qasjen e shumicës ndaj drejtësisë.

Tabaku kërkoi që sesioni i ri parlamentar të nisë me rikthimin e rregullit përmes mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, duke theksuar se kërkesa e opozitës për kohë, analizë dhe debat për ligjet e integrimit është kusht për cilësi dhe jo pengesë.

“Nxitimi i shumicës për të votuar çdo ligj të qeverisë ‘shkel e shko’ ka kosto për buxhetin dhe për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026