Shifrat/ Eksportet e mallrave mbyllën vitin 2025 në rënie
Eksportet e mallrave e mbyllën vitin 2025 në rënie, duke arkëtuar 346 miliardë lekë. Kjo shifër rezulton 6% më e ulët se në vitin 2024.
Eksportet e mallrave e mbyllën vitin 2025 në rënie. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, shitja e produkteve shqiptare në botë solli 346 miliardë lekë, ose 6% më pak se në vitin 2024.
Kjo tkurrje lidhet kryesisht me dobësimin e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, si dhe të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, dy grupe që tradicionalisht kanë peshë të lartë në strukturën eksportuese të vendit.
Vetëm materialet e ndërtimit dhe metalet kanë dhënë një kontribut negativ. Në të kundërt, ushqimet, pijet dhe duhani, si edhe makineritë dhe pajisjet, kanë dhënë një kontribut pozitiv, por të pamjaftueshëm për të kompensuar rënien në sektorët kryesorë industrialë.
Megjithatë, muaji dhjetor 2025 solli një sinjal më pozitiv për eksportet. Në këtë muaj, eksportet arritën në 27 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 5,6% krahasuar me dhjetorin 2024.
Rritja vjetore e dhjetorit u mbështet kryesisht nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me një kontribut pozitiv prej +3,0 pikë përqindje, si dhe nga materialet e ndërtimit dhe metalet, si edhe makineritë dhe pajisjet.
Gjatë vitit 2025, rënia e eksporteve është ndjerë më fort në tregjet tradicionale, si Italia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa rritje janë shënuar drejt Greqisë, Gjermanisë dhe Spanjës.
Ndërkohë, importet paraqesin një tablo më të qëndrueshme, por që vijon të mbajë të thellë deficitin tregtar. Gjatë vitit 2025, importet e mallrave arritën në 887 miliardë lekë, me një rënie të lehtë vjetore prej 0,8% krahasuar me vitin 2024.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj