Raporti i KLSH-së: Sa miliona euro dëm iu shkaktuan buxhetit të shtetit në vitin 2025

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
19 Janar 2026 | 15:44

Abuzimet me paratë publike i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 24 milionë euro në 9 muajt e parë të vitit të kaluar. Vlerësimi del në raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi joefektiv i parave publike që Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi gjatë auditimeve në 8 muajt e vitit të shkuar. Publikimi i raportit të fundit vlerëson se gjatë periudhës janar–gusht 2025 janë dhënë 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit”.

Dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit është konstatuar 60% në fushën e shpenzimeve dhe 40% në fushën e të ardhurave.

“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave. Ndërkohë, në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë të ardhurat nga aktiviteti doganor, si pasojë e mosarkëtimit të detyrimeve doganore, pagesës së detyrimeve doganore, përjashtimit të padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtimit të gabuar të shkeljeve doganore.

Gjithashtu, problematika janë evidentuar në të ardhurat e munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, në shumën prej 1.47 milionë lekë”, nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026