Zbulohet rasti i parë i mutacionit indian të COVID në RMV, pacienti u kthye nga Iraku

7 Qershor 2021 | 11:32

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë i një qytetari të infektuar me mutacionin indian të COVID-19.

Siç njoftohet nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, detektimi është bërë tek një pacient i kthyer nga Iraku, i cili është dërguar për trajtim në një spital privat ku edhe prej mostrave të marra ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se personi i infektuar kishte qëndruar në spital në Irak për 10 ditë, ndërkohë që me të ardhur në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar hospitalizimin.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat aktuale do të mbeten në fuqi të paktën deri më 15 qershor, ndërsa më tej do të rishikohet mundësia për heqjen edhe të orës policore.

Gjithashtu, bëhet me dije se nuk ka shenja për rritjen e numrit të të infektuarve në periudhë afatshkurtër, ndërsa për momentin ka vetëm 670 raste aktive të personave të infektuar në nivel shteti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026