“Ka konsensus Rama-Berisha”, Nesturi: Edhe datat e protestave doktori i zgjedh…

19 Janar 2026 | 22:27

Analisti Plator Nesturi tha në emisionin Now në Euronews Albania se një konsesus PS-PD për çështje të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, që shkojnë përtej asaj që ai e cilësoi shfaqje në Parlament.

Sipas Nesturit, sa herë ka pasur tentativa nga politika për të bërë ndryshime në SPAK, ka ardhur menjeherë ndërhyrja e ndërkombëtarëve për shkak të besueshmërisë së lartë që ka ky institucion.

‘Për mua ka një konsesus edhe pse janë këto shfaqjet në Parlament. Edhe datat që vendos doktori për të bërë protesta janë shumë të veçanta, janë gjithmonë për t’u parë me vëmendje, është i kujdeshëm për të zgjedhur data pikante që do i buzëqeshte çdo socialist, ose të paktën ata që janë kupola…Sa herë ka pasur reforma të rëndësishme ka pasur reagime të menjëhershme të ndërkombëtarëve. Mos harrojmë që vitin e kaluar ka pasur vizita shumë sinjifikative nga DASH në SPAK që tregojnë mbështetjen se SPAK është jo vetëm si organ që shërben  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sepse është institucioni me besueshmërinë më të madhe publike. Ndaj sa herë ka pasur tentativa nga politika për të bërë ndryshime, ka pasur menjeherë ndërhyrje të ndërkombëtarëve’, tha Nesturi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026