EMRI+FOTO/ I burgosuri humb jetën në spital, çfarë dyshohet

20 Janar 2026 | 08:34

Një 47-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Burrelit ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

I dënuari i sigurisë së lartë, Mihal Pavllo Mërkuri, ndërroi jetë në orën 04:35 të së martës, në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë. Ai ishte shtruar dy ditë më parë, më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i lindur më 25.01.1979 në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai ishte ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 ndërsa më datë 15.02.2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

Mihal Pavllo Mërkuri

Ndërsa gjatë një konference për shtyp ku sqaroi situatën në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza, mbrëmjen e së martës, shefi i shërbimit të Reminacionit, Krenar Lilaj, u pyet edhe për humbjen e jetës së pacientit Mihal Pavllo Mërkuri.

I dënuari po trajtohej në Njësinë e Terapisë Intensive Kirurgjikale, bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë që në momentin e paraqitjes, ditën e diel pasdite. Pacienti vuante nga cirroza hepatike dhe kishte pësuar një hemorragji masive, për të cilën iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Pavarësisht trajtimit mjekësor të specializuar, ai u nda nga jeta në orën 04:13″, tha Krenar Lilaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026