Byroja e Kuvendit nis me debate, mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për mbledhje me dyer të hapura

20 Janar 2026 | 11:53

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit këtë të martë ka nisur me debate mes anëtarëve të opozitës me mazhorancën. Grupi Parlamentar i PD para nisjes së mbledhjes i dërguan një kërkesë kreut të Kuvendit, Niko Peleshi që në këtë takim të jenë të pranishëm edhe gazetarët.

Pas nisjes së mbledhjes, opozita këmbënguli që në takim të jenë të pranishëm edhe mediat ndërsa pati debate. Sipas tyre mbledhja e cila po zhvillohet për ankimimin e përjashtimit të 6 deputetëve me 30 ditë, duhet të jetë e hapur për shkak të ndjeshmërisë së çeshtjeve.

Belind Këlliçi u shpreh se mazhoranca po kërkon të shmangë transparencën teksa theksoi se ata janë kthyer mburojë e krimit.

“E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje por ju i shmangi transparencës. Kjo është e pa pranushme.

Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi, nuk do duhej ti shmangej kësaj mbledhje. Ju me gardë keni marr zvarrë opozitën ndërkohe që jeni kthyer ne mburoje të krimit dhe korrupsionit”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj u shpreh se Peleshi ka preferuar të shmanget nga mbledhja teksa theksoi se kjo është një tregues dobësie.

“Ju jeni në logjiken e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit, ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie. Deputet e opozitës po bëjne atë që ju nuk keni guxim ta bëni.

Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marr peng.  Po bëjne betejë për shtetin e së drejtës, të cilen ju e sulmoni dhe e keni marr peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qene me tolerant me deputet e tij në komunizem se sa bijtë e Haxhi Lleshit sot përballë opozitës”, tha ai.

Pas debateve mazhoranca rrëzoi kërkesen e PD që mbledhja e Byros të jetë e hapur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026