Numri i shpendëve dimërues në Prespë mbetet i qëndrueshëm, zbulohen speciet e rralla

20 Janar 2026 | 18:49

Në ujërat e liqenit të Prespës, në zonën e Pustecit, u zhvillua censusi vjetor i shpendëve dimërues, një aktivitet i rëndësishëm për monitorimin e biodiversitetit në këtë ekosistem të mbrojtur.

Numërimi, i kryer në pesë pika kryesore të liqenit, tregon se numri i shpendëve mbetet i qëndrueshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Pikërisht ky census zbuloi edhe praninë e disa specieve të rralla për liqenin, përfshirë katër individë të mjelmës dhe specien mergus meganseri, që ka zgjedhur brigjet e Prespës për qetësi dhe strehim.

“Ndryshe nga herë të tjera këtë vit kemi gjetur katër individë të mjelmës, kemi pasur edhe praninë e species mergus meganseri i cili është një specie e rrallë për këtë liqen, është prezent për arsye sepse ka gjetur edhe qetësinë në këto brigje si në drejtim të gjuetisë ashtu edhe në lëvizjet në këto brigje”, tha Vasil Male, specialist i AKZM-së

Klajdi Duro gjithashtu specialist i AKZM-së, tha se: “Deri tani nga numërimi janë shifra të njëjta me vitin e shkuar, e njëjta vlen edhe për speciet. Kemi lloje si bajzat, rosat laramane apo me katër sy. Shumë e rëndësishme është ruajtja e tyre si pjesë po aq e rëndësishme e ekosistemit të liqenit të Prespës. Duhen parë me kujdes edhe faktorët si shqetësimi njerëzor, ndryshimi i klimës, tjetërsimi i habitatit.”

Numërimi konfirmoi se speciet e zakonshme si bajzat, rosat laramane dhe ato me katër sy janë të pranishme në të njëjtin nivel si vitin e kaluar. Specialistët theksojnë rëndësinë e ruajtjes së tyre për ekuilibrin e ekosistemit të liqenit.

Ndryshimet klimatike mbeten një kërcënim serioz, pasi ulja e nivelit të ujit dhe shfaqja e kallamishtes në tokë rrezikon habitatet dhe folezimin e shpendëve migratorë. Ekspertët nënvizojnë se ruajtja e shpendëve është kyçe për mbrojtjen e biodiversitetit dhe stabilitetin e ekosistemit të Prespës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026