“Italianët janë ideatorët” Karamuço zbardh skemën e mashtrimit përmes call center
Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, ka komentuar operacionin e fundit policor kundër një Call Center-i në Tiranë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në mashtrime financiare ndaj qytetarëve italianë dhe evropianë.
Lidhur me këtë çështje, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje mbi mënyrën se si ka nisur hetimi, rolin e autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.
“Hetimi nuk ka filluar në Shqipëri, ka filluar në Itali, me shtetas të dëmtuar italian të cilët kanë thënë që po na vidhen paratë nëpërmjet një Call Center-i. Që aty kanë filluar hetimet të cilin më pas ia kanë referuar anti-mafias. Anti-mafia ka identifikuar ku janë ato që komunikojnë dhe kanë filluar bashkëpunimin me SPAK”, tha eksperti.
Ai theksoi gjithashtu se rasti tregon nivelin e lartë të organizimit të këtyre strukturave kriminale, të cilat përdorin teknologji të avancuar dhe masa sigurie për të penguar ndërhyrjen e autoriteteve.
“Ideatorët nuk janë shqiptarë, por italianë, shumë të mirëinformuar për bursat dhe skemat e famshme që bëhen nëpërmjet komunikimeve online. Të dëmtuar nuk janë shqiptarë por vetëm shtetas të huaj.
Shqiptari ka një shqisë të 6-të, që po nuk panë lekun fizik nuk para i besojnë çështeve online.
Aksioni në Shqipëri u bë për të kapur në flagrancë pasi provat deri diku ishin. Flagranca kishte të bënte me një buton të kuq. Është një buton që Call Centerat që bëjnë veprimtari të tilla të paligjshme e kanë në atë mënyrë që sapo administratori e shikon që dikush vjen për kontroll, e shtyp atë buton dhe çdo gjë fshihet nëpër të gjithë kompjuterat.
BKH këtë synoi, që të arrestojë ose ndalojë fillimisht punonjës të sigurisë ose të brendshëm që kishin kartën magnetike për të hapur derën pa i rënë ziles, për t’i kapur në flagrancë. Fakti që disa nga këta persona të mbrojtjes perimetrike të sigurisë kanë qenë me armë, do të thotë që mund te kenë qenë punonjës shteti, por kjo është për tu hetuar”, tha Karamuço
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta