21 janari, xhaxhai i Aleks e Nikës del nga SPAK: Kërkojmë të përshpejtohet hetimi dhe gjykimi i çështjes

21 Janar 2026 | 12:18

Xhaxhai i Aleks e Nikës, Mark Nika pas daljes nga ambientet e SPAK ka folur për mediat. Nika u shpreh se hetimi për 21 Janarin të përshpejtohet. Sipas tij dëshmitarët kanë presion dhe frikë.

Ai shtoi se prokurori i çështjes po heton aktualisht procedurat e ndjekur. Ai tha se shpresojnë që procesi të çojë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Sipas tij në kuptimin e ekzekutimit, fajtor është ai që e ka ekzekutuar Nikën. Ai shtoi se në planin politik bën fajtorë Partinë Demokratike, Sali Berishën dhe ministrin e asaj kohe Lulzim Bashën.

“Ne kërkojmë që të përshpejtohet hetimi dhe gjykimi i çështjet. Hollësira jo nuk u futem. Do zbatojë proceduarat thotë. Kaq mund te më thojë. Sesi do ti zbatojë është çështje e tyre. Është fakt sesa me shumë kalon kohë aq më shumë mohohet drejtësia.

Vrasësit dhe kriminelet ne përgjithësi i kanë shpëtuar fshirja totale e provave. Kanë gabuar dhe kanë lënë gjurmë dhe janë identifikuar nga SPAK. Kam bindje se kjo çështje do përfundojë pozitivisht dhe drejtësia do të bëjë punën e vet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026