Parlamenti mblidhet nesër për Bordin e Paqes, zbardhet kërkesa e PS
Parlamenti mblidhet nesër në seancë plenare për të ratifikuar “Marrëveshjen e Pranit të Shqipërisë në Bordin e Paqes”.
Kërkesa e grupit parlamentar të PS për të thirrur nesër seancën plenare për të votuar aderimin e Shqipërisë në bordin e paqes është firmosur nga 30 deputete të PS.
Rendi i ditës i seancës së nesërme:
Në orën 10:00 mbahet seanca plenare për miratimin e projektvendimit për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Në orën 11:00 mblidhet komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit, i cili është Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Më pas rikthimi në seancë për votim.
Bordi i Paqes, një iniciativë e presidentit Trump synon vendosjen e paqes me fokus fillestar konfliktin në Rripin e Gazës dhe më pas zgjerimin e tij në kriza të tjera globale.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet