Studimi britanik: Humbja e një kafshe shtëpiake mund të na fusë në pikëllim të thellë
Humbja e një kafshe shtëpiake mund të shkaktojë pikëllim të thellë dhe afatgjatë, e krahasueshme me humbjen e një njeriu të dashur.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, i cili përfshiu 975 persona të rritur.
Ekspertët zbuluan se disa pronarë kafshësh zhvillojnë “Çrregullim të Zgjatur të Pikëllimit” një gjendje serioze e shëndetit mendor që mund të zgjasë me muaj apo vite. Aktualisht, ky çrregullim diagnostikohet vetëm pas humbjes së një njeriu, por studiuesit kërkojnë që kriteret klinike të përfshijnë edhe humbjen e kafshëve shtëpiake.
Hulumtimi nxori në pah se 1 në 3 nga personat e marrë në studim kishte përjetuar humbjen e një kafshe shtëpiake. Nga këta, 7.5 % plotësonin kriteret për “Çrregullim të Zgjatur të Pikëllimit”, një përqindje e ngjashme me personat që kishin humbur një mik të afërt, 7.8 %.
Shifrat ishin vetëm pak më të larta për humbjen e një gjyshi, 8.3 %, të një vëllai apo motre, 8.9 %, ose të një partneri, 9.1 %. Vetëm humbja e prindërve, 11.2 %, dhe e fëmijëve, 21.3 %, rezultoi me nivele dukshëm më të larta të pikëllimit të zgjatur.
Studimi zbuloi gjithashtu se 1 në 5 persona që kishin humbur si një kafshë shtëpiake ashtu edhe një të afërm, e konsideronin humbjen e kafshës si më të dhimbshmen. Në total, vlerësohet se 1 në 12 raste të këtij çrregullimi në Mbretërinë e Bashkuar lidhen me humbjen e një kafshe shtëpiake.
Sipas autorit të studimit, pikëllimi pas humbjes së një kafshe është “klinikisht i rëndësishëm” dhe nuk duhet nënvlerësuar, pasi përjashtimi nga kriteret diagnostikuese mund të lërë shumë njerëz pa mbështetjen e nevojshme të shëndetit mendor.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje