Berisha: Në 24 janar të gjithë në shesh, s’do e ndërpresim betejën deri ditën e largimit të Ramës

21 Janar 2026 | 20:15

Partia Demokratike vijoi të mërkurën turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë.

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët tha se protesta e 24 janarit do jetë betejë e pandërprerë deri në rrëzimin e plotë të qeverisë.

“Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë.

Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s’humbasin kurrë. Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë.

Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë.

Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, tha Berisha mes të tjerash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026