Rama: Bordi i Paqes, mundësi të rritemi si shtet dhe për të kontribuar për paqen
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Kuvend pas rinisjes së seancës plenare. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se pas tre mandatesh të qeverisjes së tij Shqipëria ka mundësinë të njihet botërish pas ftesës së marrë në Bordin e Paqes. Ai u shpreh se Shqipëria nga një ishulli vogël është bë destinacion i turistëve.
Sipas tij, shqiptarët tani qëndrojnë dhe thonë me kokën larg se nga e kanë origjinën pas vitesh nëpërkëmbje nëpër botë.
“Për 3 mandate të plota me radhe e kemi pabërë punëtorin e paqes në këtë rajon të trazuar edhe kur është kjo komentuar deri edhe si tradhëti. Një etikë qe ne fakt është një prove vendimtare paqedashëse.
Ne e kemi çuar Shqipërinë e përkushtuar për paqe deri në krye të OSBE-së apo tryezën e sigurimit të kombeve të bashkuara. Një dekadë me pare ky vend ishte ne ishull dhe dilte ne radarin e botës për lajme të këqija dhe shqiptarët shiheshin si përfaqësues te atij ishulli te veshur me tëra të zezat, një pjesë gënjeshtra me bisht.
Është një Shqipëri tjetër, destinacion i 12 milionë turisteve me aeroportin me rritjen me te larte të pasagjereve ne Evropë. Dhe për të disatën vit i pari në rajon duke lëne ne vend te dyte Beogradin. Kjo Shqipëri tjetër i ka hequr sakëlldinë e emrit qe pas shumë vitesh nëpërkëmbje neper rrugët e botës e shqiptojnë sot me kokën lartë në të gjitha gjuhë të Evropës.
Shqipëria ftohet personalisht nga presidenti i SHBA për tu bërë anëtar themelues me emrin Bordi i Paqes. Ky është një nder i veçantë dhe kjo është një tjetër mundësi për kontribut për paqen. Po sepse na jepet mundësia të rritemi si shtet. dhe të njihemi botërisht për atë që duam të njihemi në këtë botë. Më e mira do të kishte qene të pushonte avazi i të gjitha herëve,” tha ai.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi