Rama: Lali Eri në burg pa gjyq, SPAK është bërë si sportel ku lihen letrat e popullit
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ritheksoi se ai po mbahet në burg pa prova.
Ai theksoi Rama gjithashtu shtoi se SPAK është kthyer në sportel ku sipas tij lihen letrat e popullit. Sipas tij SPAK është stacioni i fundit i opozitës ku shpresojnë për të marrë pushtetin.
“Do të fitojmë apo jo, po, po, po! Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok.
Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturohen grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin.
Ne detyruam presidentin Trump që të më pranojnë pa pagesë. SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas Kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK.
Dhe Tony Blair e keni çuar në SPAK. Nuk doli gjë. Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume. SPAK është stacioni i fundit i rrugës së fundit të shpresës tuaj për pushtet”, tha ai.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West