Agjencitë e pronave: Të mos krijohet klimë denigruese ndaj të gjithë sektorit imobiliar
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ka reaguar për kontrollet e fundit të Administratës Tatimore në agjencitë imobiliare. Ajo shpreh shqetësimin, jo vetëm për formën e ushtrimit të tyre, por edhe për mënyrën e mediatizimit, që sipas saj përmban informacione të pavërteta dhe krijon një klimë denigruese ndaj gjithë sektorit.
Në reagimin e saj, NAREA dënon “demonizimin e një sektori të tërë”, i cili, sipas saj, u ofron mundësi biznesi rreth 1500 agjentëve imobiliarë, kryesisht të vetëpunësuar, që sigurojnë të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Shoqata thekson se profesionistë të licencuar po përballen me pasoja reale reputacionale dhe ekonomike, si rezultat i një fushate që ushqehet në dëm të realitetit të tregut.
NAREA rikujton se profesioni i Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme është i rregulluar me ligj dhe përfaqëson hallkën e parë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të palëve në një transaksion imobiliar. Për më tepër, shoqata nënvizon se prej vitesh ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me institucionet qendrore të qeverisë dhe strukturat e inteligjencës financiare për sfidat e industrisë.
Sipas NAREA-s, një nga problematikat kryesore që ka ndikuar negativisht në treg është moszbatimi i disa elementeve kyçe të ligjit nga operatorë të tjerë ekonomikë, veçanërisht platforma online të publikimit të pronave. Kjo, sipas shoqatës, ka krijuar amulli në treg, duke lejuar hyrjen e aktorëve të palicencuar dhe informalë.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj