GJK pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

22 Janar 2026 | 17:41

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e masës së vendosur, detyrim paraqitjeje për çështjen “Partizani”.

Pala mbrojtëse pretendon se vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Shkalla e Parë, me pas i Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është në shkelje te Kushtetutës.

Pala ankimuese, Sali Berisha kërkon shfuqizim të tij. Kërkesa do të shqyrtohet ne seancë mbi bazën e dokumenteve. Data e seancës nuk është përcaktuar ende.

Hetimet për çështjen “Partizani” nisën katër vite më parë, pas kallëzimit të depozituar nga Taulant Balla.

Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026