Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike mohon lajmet për sulm kibernetik: Të pavërteta

22 Janar 2026 | 19:16

Në një reagim për opinionin publik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se informacionet e shpërndara ditët e fundit në rrjete sociale apo media, lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, janë të pavërteta.

AKSK nënvizon se nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cënuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore.

Në njoftimin e saj, AKSK i bën thirrje publikut dhe mediave që të referohen vetëm te burimet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë paqartësi dhe panik të panevojshëm.

AKSK thekson se monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike.

AKSK njofton se do të vijojë të informojë në mënyrë transparente për çdo zhvillim të rëndësishëm që lidhet me sigurinë kibernetike në vend.

Ky njoftim vjen pas disa publikimeve në rrjete sociale dhe media ditëve të fundit, ku thuhet se një grup hakerash rus ka sulmuar dhe bllokuar faqet online të një institucioni shtetëror.

Kujtojmë se vendi u përball me sulme kibernetike, të cilat thuhet se vinin nga Irani, në gusht të vitit 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026