Franca sekuestron një cisternë të dyshuar ruse të flotës në hije
Franca ka njoftuar se ka sekuestruar një cisternë nafte në Mesdhe, e dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë, e cila po shkel sanksionet. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se anija cisternë “Grinch” ishte nënshtruar sanksioneve ndërkombëtare dhe dyshohej se mbante flamur të rremë.
Autoritetet detare franceze thanë se një kontroll i anijes kishte “konfirmuar dyshimet në lidhje me rregullsinë e flamurit. Ambasada e Rusisë në Paris tha se nuk ishte informuar për sekuestrimin.
E ashtuquajtura flota në hije e Moskës është një rrjet klandestin cisternash që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore mbi eksportet ruse të naftës duke e transportuar naftën në cisterna të vjetra me pronësi ose sigurim të panjohur.
Autoritetet franceze thanë se anija “Grinch” po udhëtonte nga porti arktik i Murmanskut në Rusinë veriore kur u ndalua. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti veprimin, duke thënë se ishte pikërisht lloji i vendosmërisë së nevojshme për të siguruar që nafta ruse të mos financojë më luftën e Rusisë.
Shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj energjisë ruse pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Më herët në janar, forcat e armatosura britanike mbështetën një operacion amerikan për të sekuestruar një cisternë me flamur rus në Atlantik, për të cilën zyrtarët amerikanë thanë se kishte shkelur sanksionet duke transportuar naftë për Venezuelën dhe Rusinë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje