Iu gjetën fara kanabisi në lokal, arrestohet pronari 70-vjeçar në Vaun e Dejës

23 Janar 2026 | 13:31

Pronari i një lokali është vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Arrestimi i 70-vjeçarit ka ardhur pasi në lokalin e tij u gjetën fara lëndësh narkotike.

I arrestuari është identifikuar me inicialet Xh. M. Policia njofton se u gjetën 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës  materiale.

“Vau i Dejës/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Finalizohet operacioni i koduar “SEEDS”.  Gjenden në një lokal në fshatin Kosmaç dhe sekuestrohen 1678 fara të dyshuara narkotike kanabis.  Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “SEEDS”. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në lokalin e shtetasit Xh. M., në fshatin Kosmaç, ku gjetën 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës  materiale.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026