Lezha me incidencën më të lartë të sëmundjeve ishemike të zemrës

23 Janar 2026 | 18:26

1 në 300 banorë në qarkun e Lezhës, preket nga sëmundjet ishemike të zemrës, duke u renditur këshut qarku me incidencën më të lartë në rang vendi. Të dhënat e bëra publike nga një studim I ISHP ka nxjerr në pah se kjo shifër është dukshëm mbi mesataren kombëtare, e cila qëndron në 201 raste për 100 mijë banorë, ose rreth 1 në çdo 500 banorë në nivel vendi.

Pas Lezhës renditet qarku i Beratit, me 1 rast në 396 banorë. Me nivele të larta incidence vijojnë edhe Tirana, Korça, Vlora dhe Elbasani, ku haset 1 rast në çdo 440 deri 500 banorë, pothuajse në përputhje me mesataren kombëtare.

Në anën tjetër, Kukësi, Gjirokastra dhe Fieri paraqesin incidencën më të ulët në vend, me 1 rast në çdo 580 deri mbi 1 000 banorë.

Edhe pse në rang kombëtare ëshët shënuar në rënie e lehtë e sëmundjeve ishemike të zemrës në popullatë, nga vitit në vit, disa qarqe si Dibra, Elbasani, Shkodra, Tirana dhe Vlora kanë regjistruar rritje të sëmundshmërisë.

Studimi fakton se meshkujt mbeten dukshëm më të prekur se femrat. Në vitin 2024, këto sëmundje prekën 1 nga 357 burra, dhe 1 nga 805 gra.

Ekspertët theksojnë se rreziku rritet ndjeshëm me moshën, veçanërisht pas moshës 60 vjeç, dhe nënvizojnë rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe trajtimit të hershëm të faktorëve të rrezikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026