Lojëra fati dhe drogë, arrestohet 57-vjeçari në Korçë
Policia Korçë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale “Shqiponjat”, Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online.
Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi me iniciale A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Bulgarec, Korçë, Policia konstatoi se ambienti ishte përshtatur për ushtrimin e lojërave të fatit të paligjshme, si edhe për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike. Në banak u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të 57-vjeçarit u zbuluan faqe aktive për baste sportive online.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, disa shtetas tentuan të fshehin provat. Në vijim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë dhe nisi procedimi penal për veprën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj shtetasve R. K., banues në Korçë, F. A., banues në fshatin Vinçan dhe H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.
Po ashtu, u referuan materialet për procedim penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj 14 shtetasve të tjerë, të cilët kishin dijeni për veprimtarinë e paligjshme, por nuk e kallëzuan atë pranë organeve ligjzbatuese.
Në lidhje me rastin, nisi procedimi penal edhe për shtetasin D. L., punonjës policie pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ishte prezent në ambient dhe nuk kishte përmbushur detyrimet që rrjedhin nga funksioni i tij. Paralelisht ndaj tij ka nisur edhe hetimi disiplinor.
Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, shuma parash në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, tetë telefona celularë, si dhe letra bixhozi dhe çipsa të përdorura për lojëra fati.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës