Humb jetën vajza e lojtarit të Tiranës, shtyhet ndeshja me Flamurtarin

24 Janar 2026 | 10:49

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij.

Si shenjë respekti dhe solidariteti, dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, ndeshja e programuar për sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” është shtyrë.

Takimi do të zhvillohet nesër në të njëjtën orë, 13:30, në të njëjtin stadium.

Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie.

Ndërkohë edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet nëpërmjet një postimi në facebook, teksa e cilëson ngjarjen mjaft tronditëse me një humbje të pazëvendësueshme.

“Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë. Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës.

Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme.

U prehtë në paqe engjëlli i vogël”, shkruan Duka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026