Durrës/ Tentoi të kontrabandonte cigare elektronike në Port, arrestohet 59-vjeçari

24 Janar 2026 | 14:49

Vijojnë kontrollet e Policisë Kufitare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Shërbimet e PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, i cili tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në kamionin që drejtonte 59-vjeçari, policia konstatoi të fshehura 37 steka me paketa cigaresh elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu kamioni, një aparat celular dhe sasia e mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026