Plagosi me thikë 45-vjeçarin një ditë më parë, në pranga autori në Vlorë

25 Janar 2026 | 13:24

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes dy individëve mbeti i plagosur një person, këtë të dielë policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar shtetasi F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, thikë, shtetasin I. S., 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”, specialistët për Hetimin e Krimeve  Kundër Personit të Drejtorisë Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë.  Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spitalin, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).    

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit I. S, 45 vjec, banues ne Vlorë( i dëmtuari), dhe shtetasin  A. A., 38 vjeç, banues në Vlorë, të cilët në fillimisht janë  konflikt fizikisht me shtetasin F.Z, duke e dëmtuar lehtë atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026