Ambasadorja Kim fton për takim në zyrë komentuesin që i ngatërroi origjinën në Instagram

7 Qershor 2021 | 23:12

Pas një komenti në Instagram, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka ftuar për një takim në zyrë një person që kishte komentuar gabimisht në profilin e saj se ishte nga Kina.

Ambasadorja Kim kishte postuar një foto personale me këngëtaren Ermira Babaliu, të cilën ajo ka rrëfyer se e kishte takuar gjatë një udhëtimi në avion dhe ritakuar më pas në Pogradec.

Në foton në fjalë, një përdorues i Instagramit kishte shkruar se “dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”.

Mirëpo ambasadorja nuk ka qëndruar indiferente kundrejt këtij komenti dhe e ka ftuar komentuesin në zyrën e saj, në Ambasadën Amerikane për të diskutuar mbi shtetësinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim.

Pas këtij komenti nga ambasadorja, komentuesi është përgjigjur se ndihej i privilegjuar për këtë ftesë të pazakontë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është me origjinë nga Koreja e Jugut, familja e saj emigroi në ishullin e Guamit në paqësor, i cili është territor i SHBA-ve.

Komentet në instagramin e Ambasadores Kim.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022