Ftesa e hapur e Putinit drejtuar Trumpit për të vizituar Moskën, çfarë zbulon zëvendësministri rus

26 Janar 2026 | 09:28

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë një ftesë të hapur Donald Trump për të vizituar Moskën, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov në një intervistë.

Sipas Ryabkov, ftesa u bë gjatë takimit të dy udhëheqësve në Anchorage të Alaskës dhe mbetet e vlefshme, me kusht që të ketë përparim në adresimin e çështjeve thelbësore që, sipas tij, janë në rrënjë të krizës globale.

“Sigurisht, në Anchorage Presidentit Trump iu bë një ftesë për të vizituar Federatën Ruse”, vuri në dukje Sergei Ryabkov, duke shtuar: “ashtu si me formulat e tjera të komunikimit midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, qëndrimi ynë mbetet i forte, duhet të shkojmë në temë dhe pastaj të gjejmë vendin për takimin e ardhshëm”.

Zëvendësministri i Jashtëm rus theksoi se “Rusia nuk mund të frikësohet”, duke vënë në dukje gjithashtu se “siguria kombëtare e vendit është 100% e garantuar”.

“Në fund të fundit, këto janë çështje për qeverinë amerikane. E përsëris, siguria jonë është 100% e garantuar. Por nëse ata duan të përpiqen të na frikësojnë ose të na detyrojnë disi të justifikohemi, asnjëra prej tyre nuk do të funksionojë. Në rastin e dytë, sepse nuk ka baza për këtë”, tha Ryabkov në mënyrë karakteristike, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Moska dinte se për cilat “armë sekrete” kishte përmendur presidenti amerikan.

Kujtojmë se Donald Trump kishte deklaruar më parë se Shtetet e Bashkuara zotërojnë sisteme armësh të panjohura për pjesën tjetër të botës, duke iu referuar përdorimit të armëve sonike nga Uashingtoni në Venezuelë.

Ryabkov përfundoi duke thënë se pala ruse “ka një bazë të konsiderueshme dokumentacioni që përshkruan rregullat për përdorimin e armëve bërthamore dhe teknologjisë së armëve të tjera në situata të ndryshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026