Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte përgjigje e domosdoshme

26 Janar 2026 | 10:35

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.

Presidenti Begaj tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin  e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen  e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme  ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme. Çdo ditë duhet të flasim për drejtësinë dhe cilësinë e saj, për vënien e sistemit në efiçencë, për forcimin e standarteve, kështu merr kuptim pavarësia dhe fitohet besimi publik.

Disa i ka në dorë qeveria, disa parlamenti. Kërkohet përgjegjësi institucionale ku vendimmarrja të jetë ushtrimi i funksionit kushtetues që garanton siguri kiridike, parashikueshmëri dhe barazi para ligjit”, tha Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026