Babai kishte dalë nga burgu në Itali, zbardhen detaje nga plagosja e dy të rinjve në Durrës

26 Janar 2026 | 11:20

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.

Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dyshimeve paraprake, konflikti  mendohet që ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje.

Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.

Kjo dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës, duke bërë që ai t’i shkonte vajzës në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë.

Gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë, një kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026