Apeli do shpallë vendimin për dënimin e tij, Edison Memolla paraqitet në GJKKO
Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar në Shkallën e Parë, është paraqitur në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për t’u njohur me vendimin që pritet të shpallet këtë të hënë.
Pas dështimit të seancave radhazi mbi shkaqe të ndryshme, pritet që togat e zeza të Apelit të vendosin nëse lënë në fuqi vendimin e dënimit me 1 vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, do ta prishin vendimin apo ta rikthejnë për gjykim në Shkallën e Parë.
Ndërkohë, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, u dënuan nga GJKKO përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.
Pjesë e kësaj dosje ishte Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg gjithashtu për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Më 24 janar të vitit 2025 Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Edison Memollën pas hetimeve që morën indicie nga një emision investigative.
Audio përgjimi tregoi se kryebashkiaku, ende në detyrë ndonëse i dënuar nga Shkalla e Parë, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Prokuroria e Posaçme tha se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. Përveç dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi si dënim plotësues, se për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mundet të mbajë asnjë funksion publik.
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës